Email falas për çegranasit
Mbaje Çegranin në emrin tënd
Çdo anëtar i Çegrani.com merr falas një adresë emri@cegrani.com: për punë, për shkollë, për familjen në mërgim. Pa reklama.
- 250 MB hapësirë; kur ju duhet më shumë, na shkruani dhe e rrisim falas.
- Punon në shfletues (webmail) dhe në çdo aplikacion email-i në telefon ose kompjuter.
- Me kalendar, takime me video dhe hapësirë për skedarë, pa pagesë.
- Një adresë për çdo anëtar.
Për ta krijuar duhet një llogari në Çegrani.com.
Me emailin merrni edhe
- Kalendar Takime, ftesa, ngjarje që përsëriten dhe kujtesa; mund ta ndani me familjen ose kolegët.
- Takime me video (Meet) Thirrje me video deri në 10 veta dhe 90 minuta, me ndarje ekrani dhe chat. Mirë për familjen në mërgim.
- Drive për skedarë Ruani dhe ndani dokumente e foto me një lidhje. Përdor të njëjtën hapësirë si emaili.
- Faqe për caktim takimesh Një lidhje ku të tjerët zgjedhin një orar të lirë me ju (Bookings).
- Kontaktet Libri i adresave në webmail, që mund ta shihni edhe në iPhone.
- Siguri me dy hapa Mbrojeni emailin me një kod shtesë nga telefoni (2FA).
Email-et ruhen te ofruesi ynë i email-it, FranklyMail. Adresa përdoret sipas rregullave të platformës: për spam ose mashtrim, adresa mbyllet. Më shumë te Privatësia.