Çegrani.com është vendi ku çegranasit, në fshat dhe në mërgim, ndajnë lajme, kujtime dhe pyetje. Që të mbetet një vend i mirë për të gjithë, kur krijoni llogari pranoni këto rregulla.
Nuk lejohen
- fyerjet, kërcënimet, ngacmimi dhe sulmet personale;
- gjuha e urrejtjes ndaj kujtdo, për shkak të prejardhjes, fesë, gjinisë apo çdo arsyeje tjetër;
- përmbajtja seksuale, e dhunshme ose e paligjshme;
- spami dhe reklamat (shitblerjet e vogla mes banorëve shkojnë te forumi "Shitblerje dhe punë");
- lajmet e rreme dhe të dhënat private të të tjerëve (telefona, adresa, foto pa leje);
- fotot dhe tekstet që nuk janë tuajat, pa lejen e autorit.
Si e mbajmë të pastër
- Komenti ose postimi i parë i çdo anëtari i shfaqet publikut vetëm pasi ta shohë ekipi. Lajmet, ngjarjet, tregimet dhe fotot kontrollohen gjithmonë para publikimit.
- Raportoni çdo koment ose postim që i shkel këto rregulla (butoni "Raporto"). Ekipi i shqyrton raportimet brenda 24 orëve dhe e heq përmbajtjen që nuk i respekton rregullat.
- Bllokoni një përdorues (butoni "Blloko") dhe nuk do t'i shihni më komentet dhe postimet e tij, as njoftimet prej tij. E zhbllokoni te profili.
- Kush i shkel rregullat vazhdimisht, humbet llogarinë.
Kontakt
Për diçka që duhet hequr urgjentisht shkruani te info@cegrani.com. Shihni edhe Privatësinë.