Punimet infrastrukturore në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar po vazhdojnë, ndërsa në këtë aks po ndërtohet edhe një rrethrrotullim i ri.
Sipas njoftimit të Komunës së Gostivarit, aktualisht punohet në segmentin nga rrethrrotullimi pranë Qendrës për Kulturë deri te kryqëzimi me rrugën e Dibrës. Projekti përfshin rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugës.
Kjo fazë është pjesë e një projekti që ka nisur vitin e kaluar nga lagjja Maleardi. Në fazën përfundimtare parashikohen ura e re dhe zgjerimi i bulevardit deri te objekti i Gjykatës.
Për shkak të punimeve, priten kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në segmentin ku zhvillohen ndërhyrjet. Komuna u kërkon qytetarëve të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet në terren, si edhe të përdorin rrugë alternative kur është e mundur.
Burimi: Komuna e Gostivarit
Komentet 0
Diskutoni me respekt. Komentet që fyejnë, përhapin urrejtje ose reklamojnë fshihen.