Komuna e Gostivarit, në bashkëpunim me Qendrën për Kulturë – Gostivar, organizoi një aktivitet edukativ me rastin e Festës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Për nxënësit e shkollave fillore u shfaq dokumentari edukativ “Shkronjat e Pavarësisë”. Sipas njoftimit të komunës, aktiviteti synon t’i njohë gjeneratat e reja me historinë dhe rëndësinë e alfabetit të gjuhës shqipe, si pjesë e trashëgimisë kulturore.

Komuna ka njoftuar gjithashtu se më 26 nëntor 2026, me fillim në orën 13:00, në sheshin e Gostivarit do të mbahet manifestim me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Burimi: Komuna e Gostivarit