Të nderuar bashkëvendas,

kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në mbledhjen e përgjithshme vjetore 2026, e cila këtë vit do të mbahet në Frauenfeld.

Ky takim është një mundësi e mirë për t’u informuar nga afër për aktivitetet, financat dhe planet tona për vitin e ardhshëm, si dhe për të ndarë ide dhe propozime të reja për të forcuar bashkëpunimin tonë.

Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme për ne dhe për vazhdimësinë e këtij fondi, që na bashkon për një qëllim të përbashkët.

  • Data: e shtunë, 21.11.2026
  • Ora: 20:00 (pas namazit të jacisë)
  • Vendi: Xhamia e Frauenfeld-it, Gewerbestrasse 6, 8500 Frauenfeld

Faleminderit!

Me respekt,
Kryesia e Fondit Humanitar Çegrani-Zvicër